arbentaravari Kënaqësi e veçantë të takoj sot në Prishtinë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi

featured
service

Haberi senin için okuyabiliriz


arbentaravari Kënaqësi e veçantë të takoj sot në Prishtinë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi

Në takimin që e realizuam ashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi, falënderova kryetarin Krasniqi për qasjen e tij bashkëpunuese ndaj Aleancës për Shqiptarët dhe urimet e shprehura pas zgjedhjes sime në krye të subjektit. Si Kryetar i ri Aleancës për Shqiptarët, do të angazhohem për thellimin e kësaj miqësie.

Konfirmova përkrahjen e plotë që Aleanca për Shqiptarët jep për nismën e Republikës së Shqipërisë për shfuqizim të rezolutës së Këshillit të Evropës në lidhje me raportin Dick Marty. Besojmë në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe në pafajësinë e eprorëve të saj. Duke uruar që drejtësia do të triumfojë, konfirmova gatishmërinë tonë për të ndihmuar me këtë çështje kudo që është e mundur.

Me z. Krasniqi, diskutuam veprimet destabilizuese të Serbisë në veriun e Republikës së Kosovës, të cilat i kemi dënuar zëshëm në vazhdimësi. Besojmë se faktori politik shqiptar në Kosovë dhe në Ballkan duhet të jetë më unik në dënimin e politikës anti-evropiane dhe e luftënxitëse të Serbisë, dhe të gjithë bashkërisht të forcojmë zërat që kërkojnë pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe ngrirjen e transfereve

evropiane drejt Beogradit.
U pajtuam se shqiptarët nga dy anët e kufirit janë të lidhur ngushtë mes vete, ndërsa dy vendet tona natyrshëm duhet të thellojnë bashkëpunimin dhe lidhjet infrastrukturore. Për këtë, shpreha zhgënjimim tonë dhe të shqiptarëve të RMV-së për vonesat shumëvjeçare në rritjen e konektivitetit midis dy vendeve tona. Duhet që bashkërisht të mbajmë presionin mbi qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të përfunduar pjesën e saj të Autostradës Arbën Xhaferi dhe lidhjen midis Tetovës dhe Prizrenit.

arbentaravari Kënaqësi e veçantë të takoj sot në Prishtinë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi

Tamamen Ücretsiz Olarak Bültenimize Abone Olabilirsin

Yeni haberlerden haberdar olmak için fırsatı kaçırma ve ücretsiz e-posta aboneliğini hemen başlat.

E-posta adresiniz yayınlanmayacak. Gerekli alanlar * ile işaretlenmişlerdir

Uygulamayı Yükle

Uygulamamızı yükleyerek içeriklerimize daha hızlı ve kolay erişim sağlayabilirsiniz.

Giriş Yap

BasınPress ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!

Bizi Takip Edin