
Sot në Prishtinë, bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi, u pritëm në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani

Falënderova Presidenten për qasjen e hapur dhe miqësore, duke e siguruar se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punoj në thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën ne e kemi ndjekur me shqetësim dhe u zotova se do të vazhdojmë të flasim zëshëm për të dënuar veprimet luftënxitëse dhe anti evropiane të Beogradit.
Urova Presidenten për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shpreha besimin se BE do të jetë nivel të sfidës së
jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë.
Përgëzova Presidenten Osmani për drejtimin e
përgjithshëm të Kosovës dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Duke qenë se korrupsioni ngelet problemi më i madh i vendit tonë, theksova nevojën për bashkëpunim më të madh me institucionet e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për reforma në drejtësi.